Rrjedh Volkswagen Golfi i ri para debutimit zyrtar

Ka rrjedhur dizajni i Golfit të ri, i cili mendohet se është Mk VIII e i cili tashmë është konfirmuar se do të lansohet në tetor në shtëpinë e tij në Wolfburg të Gjermanisë nga Volkswagen.

Vetura më e njohur Evropiane e modeli më i shitur i Volkswagenit tashmë ka rrjedhur online, duke zbuluar jo vetëm dritat e reja por edhe dizajnin e tij evolucionar.

Ndryshimi më i madh i Golfit të ri, siç shihet në këto foto do të jetë zgjatja në dyert e pasme.

Version me tri dyer i Golfit me gjasë në do të ketë fare në gjeneratë e ardhshme, pasi deri tani asnjëherë nuk është parë duke u testuar.

Përveç dizajnit të tij ende nuk është zbuluar më shumë për Golf 8-shin e ri, e kjo pritet të ndodhë në tetor të këtij viti, ku VW do ta prezantoj atë.