Rritja e rasteve me COVID, sasi të mëdha oksigjeni shkarkohen tek Klinika Infektive VIDEO

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po furnizohet me oksigjen.

Në bazë të disa fotografive që një lexues i ka dërguar në redaksin tonë, shihet se Infektiva po furnizihet me bombola të oksigjenit të cilët shërbejnë për personat që janë të infektuar me COVID-19 dhe po trajtohen në këtë klinikë.

Gazeta Express ka tentuar të kontakojë me drejtoreshën e Klinikës Infektive por nuk ka qenë e qasshme.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 19 viktima nga COVID-19 si dhe u regjistruan 711 raste të reja.