Rritja e rasteve me Covid, Italia e mbyllur deri në muajin maj

Gjysma e Italisë do të jetë zonë e kuqe nga e hëna dhe deri në fillim të majit i gjithë vendi do të jetë i mbyllur.

Me akoma 24 mijë raste dhe 450 vdekje në një ditë masat e ashpra do të mbeten në fuqi edhe pas Pashkëve.

Deri më 30 prill nuk do të lejohet lëvizja mes rajoneve, baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura, ndërsa hapja e palestrave, pishinave, kinemave dhe teatrove është shtyrë për një datë të mëvonshme. I vetmi lehtësim është hapja pjesërisht e shkollave.

Nxënësit deri në klasën e gjashtë do të kthehen në shkollë edhe në zonat e kuqe.

Ndërsa në zonat portokalli shkollat do të hapen plotësisht për nxënësit deri në klasën e tetë, por për të mesmen vetëm për 50% të nxënësve.