Rritja e rasteve me COVID-19, ministri Arben Vitia del sot në konferencë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të dalë sot në konferencë për media

Këtë e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate. MSh njofton se konferenca e ministrit Vitia do të mbahet në orën 13:00. 

“Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të mbaj sot ( e premte, 30 korrik 2021) konferencë për media. Konferenca  do të mbahet në ora 13:00, në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e MSh-së. 

Nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konference, megjithatë gjatë ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID-19. 

MSh vazhdimisht ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19. 

Po ashtu, nga Ministria e Shëndetësisë kanë ngritur alarmin se vaksinimi është i domosdoshëm edhe për shkak të prezencës së variantit Delta të virusit.