Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se rritja e rasteve me COVID-19 është si rezultat i fushatës zgjedhore.

Ai në një postim në Facebook ka shtuar se secila parti politike dhe secili lider, sic ka thënë ai, ndihet krenar me këtë sukses të radhes.

“445 raste te reja me COVID-19. Kemi filluar te korrim te mirat e fushates parazgjedhore. Secila parti politike dhe secili lider besoj se ndihet krenar me kete sukses te radhes. Ne emer te popullit dhe per popullin, Ju faleminderit”, ka shkruar ai.