Rritet përsëri numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 607 mijë e 791.

346 persona kanë vdekur vetëm në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit ka arritur në 33 milionë e 916 mijë e 967 me 26 mijë e 62 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, Kalifornia është vendi më i godituri në SHBA, me mbi 3,85 milionë raste të konfirmuara dhe 63 mijë e 984 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 184,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 159,6 milionë dozën e dytë.