Rritet numri viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut: Vdesin 4 persona brenda një dite

Edhe katër viktima nga koronavirusi janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në shtetin jugor të Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, transmeton ballkani.info

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë, në njoftimin e të cilës thuhet se janë shënuar edhe 19 raste të reja me Covid-19.

Viktimat janë të moshës 41-73 vjeç, ndërsa të infektuarit e rinj janë raste kontakti në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë e Velesh.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1 mijë e 885 persona të prekur nga koronavirusi dhe 110 viktima. /Ballkani.info/