Uragani famëkeq që ka prekur disa nga vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon të shkaktoi dëme të tjera jo vetëm materiale por edhe në njerëz. Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet vendase, mësohet se numri i të vdekurve nga uragani Dorian është rritur, e deri më tani regjistrohen të paktën 30 viktima.

Ndërsa numri i tyre pritet të jetë akoma më i lartë, pasi në listën e të zhdukurve figurojmë me qindra qytetarë dhe ekuipazhet vazhdojnë misionet e kërkimit e shpëtimit.

Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock ka thënë se rreth 70.000 njerëz “kanë nevojë të menjëhershme të ndihmës për shpëtimin e jetës”.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

Uragani ka shkaktuar përmbytje në Florida, Xhorxhia e Karolinën e Jugut e Veriut dhe raportohet se mbi 250 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të linjave.

loading…