9 persona deri më tani kanë vdekur ndërsa 16 janë lënduar nga sulmi në shtetin e Ohio të ShBA -së, ndërsa policia është në kërkim të sulmuesit të dytë. Ndërsa mediat raportojnë se së paku 10 persona humbën jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një bar-kafe në Distriktin Oregon, në pjesën lindore të Ohio.

Sulmuesi i parë është vrarë nga policia, por autoritetet frikësohen nga një sulmues i dytë i cili është në arrati dhe u largua me një Jeep.

Dëshmitarët e përshkruan atë si një “person i bardhë i veshur me të zeza”.

Sipas informatave të fundit në media, 10 persona kanë vdekur por policia ka konfirmuar se 9 persona kanë vdekur.

Sipas policisë, sulmuesi i dytë është larguar nga zona me një makinë të zezë të tipit Jeep.

Ky sulm ndodhi vetëm një ditë pasi që u vranë 20 persona në Teksas nga tre sulmues të cilët më pas u arrestuan.

loading…