Janë shënuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në qytetin e Vlorës.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, bëhet fjalë për 4 anëtarët e familjes se rastit të djeshëm dhe një rast tjetër i ri.
Mësohet se një nga të infektuarit është bashkëshortja e 40-vjeçarit të infektuar dje është punonjëse e një fasonerie në Vlorë.
Në ISHP janë dërguar 14 tamponë për analizim, 12 prej të cilëve familjarë të rasteve dhe 2 raste te reja.
Ndërkohë ditën e djeshme u konfirmuan 44 raste pozitive, prej tyre 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë e Elbasan.
Rastet e konfirmuara ishin kontakte të rasteve pozitive, por edhe shume raste të reja që janë në gjurmim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.







