MSH

Rritet numri i rasteve të reja në Shqipëri, në mesin e tyre edhe personel shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Të gjitha rastet e reja janë shënuar në Tiranë, ndërsa 13 prej tyre janë personel shëndetësor dhe pacientë në QSUT, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.