Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 në Spanjë

Rastet me koronavirusi në Spanjë po rriten me ritme të larta.

Deri më tani janë shënuar 491 viktima dhe 11,178 të infektuar.

NJoftimi u dha nga Ministria e Shëndetësisë në vend.

”Në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 1.987 raste të reja”, tha Fernando Simón, drejtor i Qendrës Spanjolle Koordinuese për Aleancat Shëndetësore dhe Emergjencat, duke folur në një konferencë për shtyp në Madrid.

”Pjesa më e madhe e rasteve me Covid-19 vazhdon të jetë në kryeqytet”, shtoi Simón.

Në Spanjë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga kryeministri Pedro Sançez, gruaja e të cilit rezultoi pozitive me Covid-19.