Rritet numri i rasteve ditore me koronavirus në Kinë

Kina ka shënuar rritje të rasteve ditore me COVID-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, atje u shënuan 33 raste të reja me koronavirus, përfshirë 31 raste asimptomatike, shumica e tyre në Wuhan, epiqendra e parë e COVID-19 ku 11 milionë njerëz po testohen për të parandaluar një valë të dytë të virusit vdekjeprurës.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC), dy raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë një infeksion të importuar, u raportua të enjten në provincën Guangdong dhe një të transmetuar në vend në Shanghai të Mërkurën, raporton Reuters.

Por pati një rritje në rastet asimptomatike. NHC tha se 31 raste asimptomatike ishin raportuar nga të cilët 28 prej tyre ishin në Ëuhan.

Shifrat e së mërkurës rrisin numrin e rasteve asimptomatike në vend në 375, sipas të dhënave të NHC.