Rritet numri i mërgimtarëve drejt Kosovës, por bashkë me ta zgjatet edhe kolona në pikat kufitare

Si edhe çdo fundvit tjetër, mërgimtarë të shumtë janë nisur drejt Kosovës.

Përmes kufijve të shumtë, mërgimtarët kanë marrë rrugën për të arritur tek më të dashurit et yre.

Por përpos rrugës së gjatë me të cilën përballen ata duhet të presin edhe për orë të tëra në kolona të shumta.

Kolonë e gjatë raportohet të jetë në kufirin Slloveni-Kroaci, transmeton lajmi.net.

Në një publikim të bërë së fundi nga një prej mërgimtareve kuptohet se shumë prej tyre veçse janë në pritje.

Por për dallim nga ditët e kaluara kur pritjet në hyrje të kufijve të Kosovës ishin mjaftë të shkurtra, thuajse minutëshe këtë mbrëmje ka ndryshime.

Në publikimin e fundi të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur se pritjet janë deri në një orë, apo edhe më tepër.

Tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 1 orë e 10 minuta, ndërsa në Merdare 1 orë.

Kolonat janë të gjata deri në 300 metra .

Duhet theksuar se në vikend ardhjet e mërgimtarëve janë edhe më të shumta, gjë kjo e cila mund të ndikojë në rritjen e orëve pritëse në hyrje të Kosovës./Lajmi.net/