Rritet në 48 numri i të vdekurve në Kaliforni

Numri i personave të vdekur në zjarret më shkatërruese që kanë përfshirë Kaliforninë në historinë e saj, është rritur në 48.

Gjashtë trupa të pajetë shtesë janë gjetur në Paradise nën gërmadhat e shtëpive të djegura, shkruan AlJazeera, përcjell Klan Kosova.

Zyrtarët në anën tjetër nuk janë të sigurt se cili mund të jetë numri i saktë i të zhdukurve.