Rritet frika në Kiev, avionët luftarakë rusë nisen nga Bjellorusia

Dy avionë luftarakë rusë MiG-31K të aftë për të lëshuar raketa hipersonike Kinzhal u nisën mëngjesin e sotëm nga baza Machulishchy në Bjellorusi.

Lajmi është bërë i ditur nga grupi i monitorimit bjellorus Gayun.

Gjithashtu pjesë e të ashtuquajturës stërvitje e përbashkët ushtarake është një aeroplan zbulimi dhe vëzhgimi A-50U, sipas Gayun.

Është e paqartë nëse avioni po shkon drejt Ukrainës. Forcat ajrore bjelloruse dhe ruse filluan të hënën stërvitjet e përbashkëta ajrore, të cilat do të zgjasin deri më 1 shkurt./abcnews.al