Rritet edhe më tutje numri i të prekurve në Shqipëri, vendi drejt pikut

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 409 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nga të cilët 22 kanë ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Në shërbimin infektiv, aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.