Rritet çmimi i hyrjes në pishinën e Gërmisë, kompania nuk njofton

Pishina e Gërmisë të shtunën ka hapur dyert për të gjithë qytetarët, por me çmime të reja.

Qytetarët që sot po freskohen në këtë pishinë janë ankuar për rritje të çmimit të biletave dhe për kushte jo të mira.

“Sport Marketing” që ka nën mbikëqyrje pishinën e Gërmisë, ka rritur për 50 për qind çmimin e biletave pa bërë ndonjë njoftim për ndryshimet në çmime.

Hyrja në pishinë tanimë kushton 3 euro nga 2 euro sa ishte viten e kaluar.

Qytetari që po qëndron në pishinë, ka thënë se as një investim nga viti i kaluar nuk është bërë dhe se sipas tij rritja e çmimit nuk është aspak e arsyeshme.