Rritet bilanci i vdekjeve nga koronavirusi, 37,840 viktima dhe 787,010 të infektuar në gjithë botën

Ka shkuar në 37,840  numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve është 787,010 persona.

Të shëruar deri tani janë 166,214 pacientë.

Shifrat bëhen publike nga Universiteti amerikan John Hopkins.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 164,610  ndërsa të vdekur janë 3170.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 11 591 viktima.

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 12, ndërsa në Kosovë është vetëm një i vdekur dhe 108 raste të infektuar.