Rritet besueshmëria e Lumezit, bie e Kurtit

Në edicionin e 22-të të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lidhur me besueshmërinë e qytetarëve në institucione është vërejtur rritje e besueshmërisë ndaj ish-kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi.

Ajo çka vërehet është se ka rritje të kënaqshmërisë me Zyrën e ish-kryeprokurorit, e që në atë kohë ishte Lumezi.

Në edicionin e 22-të të Pulsit Publik vërehet rritje prej 34% të kënaqësisë së qytetarëve ndaj ish-kryeprokurorit.

“Rritje pati në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, në nivelin prej 39.1% dhe 37.1% përkatësisht, krahasuar me 33.9% dhe 34% përkatësisht në vjeshtën e vitit 2021”.

Madje, lideri i VV-së Albin Kurti atëherë kishte bërë një lojë me fjalë që të tregonte se si Elez Blakaj do kthehej në Kosovë në momentin kur do shkarkohet Aleskandër Lumezi.

“Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi”, kishte thënë Kurti, kur bënte fushatë ndaj ish-kryeprojurorit Lumezi.

Siç shkruan Paparaci, ish-kryeprokurori Aleksandër Lumezi më 21 prill të këtij viti kishte përfunduar mandatin, derisa përfundimi i mandatit ishte pritur me emocione dhe lot nga disa anëtarë të Këshillit, por i emocionuar ishte shfaqur edhe vet Lumezi

Megjithatë në këtë raport vërehet rënie e kënaqshmërisë për kryeministrin Albin Kurti.

Siç bëhet e ditur në njoftim, niveli i kënaqshmërisë me performancën e ekzekutivit kapi vlerën 47.6%, çka përbën një ulje prej 0.4 pikë përqindjeje nga anketa e tetor-nëntorit (vjeshtë) 2021 kur kjo vlerë ishte 47.6%.

Siç tregohet në tabelën e mëposhtme, tetë sektorë dhe organizata u perceptuan të jenë më pak të korruptuar sesa në vjeshtën 2021 dhe shtatë u perceptuan të jenë më të korruptuar se në vjeshtën 2021. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë tregojnë se perceptimi i meshkujve për praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë në institucionet e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, ishte më i lartë se ai i femrave.

Tutje thuhet se niveli i kënaqshmërisë me presidenten kapi vlerën prej 58.4%, krahasuar me shkallën e kënaqshmërisë prej 55.2% të regjistruar në vjeshtën 2021.

KËTU mund ta lexoni raportin e plotë të UNDP-së.