Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se ushtria ruse është e gatshme për “versionin e ri” të krizës raketore kubane nëse SHBA-të janë “mjaftueshëm të çmendur” që të dëshirojnë të vihet deri aty.

Kriza raketore kubane ka ndodhur në vitin 1962 kur Rusia është përgjigjur në vendosjen e raketave të SHBA-ve në Turqi me dërgimin e raketave balistike në Kubë, duke nxitur konflikt i cili botën e dërgoi në prag të luftës bërthamore.

Më shumë se pesë dekada që nga ajo ngjarje, rreziku është rritur sërish për shkak të frikës ruse se SHBA-të mund të vendosin raketa me rreze të mesme në Evropë, transmeton Ballkani.info.

Deklarata e Putinit, të cilën të mërkurën e ka dhënë për mediat ruse, është vazhdimës e deklarimeve të tij të mëhershme se Rusia do të përgjigjet në secilin hap të SHBA-ve i cili ka për qëllim që raketat e reja t’i afrohen Rusisë.

Putin ka thënë se përgjigjja e Rusisë do të jetë që ky shtet do të vendos raketa afër SHBA-ve.

Putini për herë të parë e ka shfaqur kërcënimin e tij, duke thënë se Rusia mund të vendos raketa hipersonike në anijet dhe nëndetëset nëse Uashingtoni dëshiron të vendos raketa bërthamore me rreze të mesme në Evropë.

“Po flasim për nëndetëse ose anije. Dhe mund t’i vendosim ato, marrë parasysh në shpetësinë e raketave tonë në ujërat neturale. Plus, ato nuk janë të stacionuara, por lëvizin dhe do të duhej që t’i gjejnë”, ka thënë Putin.

“Llogarisni vet. Shpetësia e reketave është nëntë ballë, kurse rrezja e tyre më shumë se 1000 kilometra”, ka shtuar presidenti rus. /Ballkani.info/