Rriten tensionet për shkak të sulmeve në Idlib: Erdogan dhe Putin sërish i ‘mprehin shpatat’ VIDEO

Situata pas sulmit të forcave siriane ndaj pozicioneve të kryengritësve proturq, e më pas hakmarrja me rrëzimin e helikopterit të forcave siriane, i ka vështirësuar gjërat.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka dy ditë që kërcënon se Turqia do t’i sulmojë forcat siriane në Sirinë veriore, nëse vetëm një ushtar turk lëndohet, transmeton Ballkani.info.

Ai ka thënë se Turqia është e vendosur që deri në fund të muajit shkurt t’i largojë forcat qeveritare siriane nga krahina Idlib.

“Këtë do ta bëjmë në çfarëdo mënyrë, nga ajri apo nga toka”, ka kërcënuar Erdogan nga Ankaraja.

Por kujt i është drejtuar ky kërcënim – Bashar Al Asadit, i cili është në krye të Sirisë apo presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pa ndihmën e të cilit forcat siriane nuk do të mund të qëndronin në luftimet e ashpra të shumë forcave.

Akuzave të Erdoganit i është përgjigjur Kremlini, ku zëdhënësit i Putinit, Dmitrij Peskov ka thënë se ‘forcat siriane në Idlib po i sulmojnë terroristët, e jo civilët”.

Peskov ka theksuar se aksioni i forcave siriane “është drejtuar në neutralizimin e terroristëve dhe aktiviteteve të tyre agresive”.

Ai po ashtu ka thënë se Turqia nuk po i përbahet marrëveshjes me Moskën për neutralizimin e militantëve në Idlib. /Ballkani.info/