Gjatë muajve të fundit vërehet një rritje e tensioneve në raportet në mes të Turqisë dhe Rusisë. E gjithë kjo si rezultati i mbështetjes së Erdoganit për Ukrainën, në raport me Krimenë dhe rajonet e Ukrainës Lindore, që janë nën kontrollin e trupave militare dhe paramilitare ruse.

Rusia ka kritikuar mbështetjen turke për Ukrainën e posaçërisht shitjen e dronëve “Bayraktar TB2”.

Kritikave ruse për shitjen e dronëve “Bayraktar TB2” në Ukrainë, ministri i jashtëm turk, Mevlud Çavusoglu, i është përgjigjur me mjaftë vrazhdësi, duke u shprehur se Rusisë nuk duhet t’i interesojë se ku Turqia i shet dronët e saj.

“Është çështje e kompanisë turke se ku i shtet dronët dhe se për dronët turq ka një kërkesë të madhe në gjithë botën”, ka thënë ai.

Krizën, në marrëdhëniet Turqi-Rusi, e pranon edhe vet presidentit turk Erdogan, i cili e kishte njoftuar presidentin ukrainas, Vladimir Zelensky, se Putin është duke u munduar ta shantazhojë në lidhje me mbështetjen që Turqia ia ka ofruar Ukrainës. Sipas Erdoganit, Putin po synon ta godasë turizmin turk, duke ndërprerë të gjitha fluturimet për në Turqi, nën pretekstin e luftimit të Covid-19, çka ka ndikuar në anulimin e mijëra rezervimeve të turistëve rusë në bregdetin turk.