Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk  ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 267 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i plotë:

26 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Nga 267 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 250./Ballkani.info