Rrihet për vdekje një student, kritikoi qeverinë

Kritikat që adresoi ndaj qeverisë i kushtuan jetën një studenti në Bangladesh.

Ai mbajti qëndrime kritike në internet për qeverinë e tij, dhe vdiq pas katër orësh tortura çnjerëzore.

Shokët e tij thanë se se Abrar Fahad u mor nga dhoma e tij rreth orës 20:00 me atë lokale, një natë më parë, dhe u rrah për të paktën katër orë.

Mjeku që i bëri autopsinë i tha BBC se 21-vjeçari kishte plagë të rënda në trup.

Fahad studioi në Universitetin e Inxhinierisë, në Dhaka të Bangladeshit. Disa anëtarë të Bangladesh Chhatra League (BCL), grupi rinor që mbështet partinë në qeveri Awami League, u arrestuan në lidhje me vdekjen e të riut.

BCL është akuzuar gjerësisht për torturimin dhe zhvatjeve e studentëve. Deri tani janë arrestuar 13 persona ndërsa 6 të tjerë të dyshuar janë në kërkim.

loading…