Rrihet nga i dashuri në makinë, bëhet për spital

Një rast i rëndë ka ndodhur në Prishtinë me datën 06.09 në ora 21:00. Sipas njoftimit të policisë, e dashura është rrahur nga i dashuri i saj në makinë e më pas edhe jashtë makinës. Pas rrahjes, i dyshuari ishte parë nga një tjetër qytetarë e më pas kishte ikur.

“Sipas viktimës sulmi kishte ndodhë brenda në veturën e të dashurit të saj por më pas kishte vazhduar edhe jashtë veturës. I dyshuari pasi ishte vërejte nga një qytetar me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes” thuhet në raportin e policisë.

Viktima më pas kishte marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia konfirmon se rasti është duke i hetuar.

“Viktima si pasoj e sulmit ka marrë tretman mjekësor. Me rast janë marrë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftim.

loading…