Milosh Vuçkoviq, kandidat për këshilltar në Kuvendin e Beogradit, dhe lider i partisë opozitare ‘Moramo”,është sulmuar në qendrën e votimit 13 në Zvezdara pasi iu afrua personave që ushtronin presion ndaj votuesve para qendrës së votimit dhe që dyshohet se kanë një listë paralele zgjedhore.
Ai gjithashtu tregon se ata persona janë paraqitur me një veturë BMW dhe një automjet me targa ruse.
“Milos i filmoi ata, për të parë se çfarë po bënin, ata e rrethuan dhe e goditën, dhe përveç kësaj, kur erdha për të qetësuar situatën, më kërcënuan se ku banoja dhe se do të gjente familjen time”, thotë Lazovic.
Fatmirësisht nuk ka marrë lëndime të rënda, por është traumatizuar dhe ka marrë disa goditje.







