Rrihen në mes vete vëllezër e kushërinj në Gjilan

Katër persona, të cilët janë familjarë në mes vete, në Gjilan u përfshinë në një përleshje për çështje pronësore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën edhe organet e rendit, të cilët arritën t’ua vënë prangat tre personave, por njërit jo.

Këta, me urdhër të prokurorit, u dërguan në mbajtje për 48 orë.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Kamenicë. Mollë sherri në familje edhe këtu u bë një pronë.

Të katërtit u dërguan për trajtime mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare të këtij qyteti, prej ku u drejtuan për në Spitalin e Gjilanit.

Këta, sipas mjekëve, kishin marrë lëndime të lehta trupore.

Këta katër familjarë nga Kamenica do të qëndrojnë në ndalim për 48 orë.