Dy nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë janë rrahur mes vete, për çka është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur nxënësit kanë qenë në pushim të gjatë. Sipas informacioneve që KosovaPress ka siguruar, njëri nga nxënësit ka pësuar lëndim të lehtë tek vetulla.

Nga menaxhmenti i shkollës nuk kanë pranuar të flasin lidhur me rastin.