Për shkak të erërave të forta, në oborrin e spitalit të Ferizajt është rrëzuar një lis.

Sipas pamjeve më poshtë, ky lis ka rënë mbi një veturë që ka qenë e parkuar në oborrin e këtij spitali.

Në lidhje me këtë incident Policia e rajonit të Ferizajt kanë dhënë detaje.

“Një lis është rrëzuar në oborrin e spitalit të Ferizajt dhe si pasojë është dëmtuar një veturë”, ka thënë për Express zëdhënsi i Policisë, Basri Shabani.

Pak më parë në Prishtinë filluan reshje të mëdha të shiut, por pati edhe breshër.