Rrëzohet një aeroplan në aeroportin e Pulës në Kroaci

Një aeroplan është rrëzuar mesditën e sotme në aeroportin e Pulës në Kroaci.

Avioni ishte i vogël dhe privat. Në avion ishin dy persona.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ngritjes dhe kanë humbur jetën të dy pasagjerët, burrë dhe grua.

Supozohet se janë nga Gjermania, duke qenë se avioni ishte i regjistruar në Gjermani.