Rrëzohet nga ndërtesa, vdes një punëtor në Prishtinë

Një 33 vjeçar me inicialet N.H ka vdekur pasi është rrëzuar nga skelet e një ndërtesë ku edhe punonte.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së sektorit privat .

Ai ka bërë të ditur se i ndjeri është nga fshati Subofc i komunës së Podujevës.

“Para gjysmë ore mora informatën se një punëtor ka ndërruar jetë. Ai është 33 vjeçar, djalë hastreti nga fshati Sufovc i komunë së Podujevës. Ai është rrëzuar nga skelet e një ndërtese ku edhe ishte duke punuar”, ka thënë Azemi. /Ballkani.info/