Omar Palermo

Rrëzohet dhe vdes youtube-ri obez italian, i famshëm për ngrënien e sasive ‘monstruoze’ të ushqimit (fotot)

Omar Palermo, youtube-ri italian që kishte akumuluar më shumë se 500 000 ndjekës me videot e tij të ekzagjerimit me konsumin e ushqimit, ka vdekur pas një rrëzimi që kishte pësuar.

Palermo ishte me origjinë nga Rossano në Kalabri dhe megjithse ishte mbi peshë, ishte bërë i famshmëm prej videove të tij ironike të konsumit të ekzagjeruar të ushqimeve. Mediat vendase thonë se nuk postonte më prej dy vitesh në kanalin e tij në rrjetin Toutube.

42 vjeçari njihej më parë për konsumin e disa kilogramë ushqimeve njëherësh, ëmbëlsira e pjata të të gjitha llojeve. Megjithë problemet serioze me peshën, ai ulej para kamerës duke gëlltitur thuajse çdo gjë.

Burri i vetmuar nuk tregonte shumë për jetën e tij private, përveç faktit që jetonte me të atin Antonio dhe gjyshin Ferdinando por kishte një mënyrë mjaft të qetë të foluri që reflektonte miqësi e terheqje. Prej disa javësh si ishte shtruar në një klinikë në Laurignano, pas rrëzimit që i kishte shkaktuar probleme në gju.

Funerali i tij do të bëhet në kishën e San Bartolomeo në qendrën historike të Rossano.