Rrëzohet avioni

Rrëzohet avioni, zhduken pasagjerët, mes tyre 4 adoleshentë

Roja Bregdetare e SHBA-së është në kërkim të një avioni pasagjerësh me tetë persona, përfshirë katër adoleshentë, që u rrëzua në brigjet e Karolinës së Veriut të dielën, 13 shkurt.

“Pilatus PC-12 u pa për herë të fundit në radar duke u sjellë në mënyrë të çrregullt përpara se të zhdukej të dielën në mbrëmje rreth katër milje në lindje të Drum Inlet”, tha Roja Bregdetare në një deklaratë.

Mes pasagjerëve ishin një grup adoleshentësh nga Down East që po ktheheshin në shtëpi nga një udhëtim gjuetie, thanë banorët vendas.

Anijet e Rojës Bregdetare, si dhe një ekuipazh ushtarak i helikopterit MH-60 Jayhawk, nisën një kërkim në zonë të dielën për të gjetur avionin dhe të hënën intensifikuan kërkimet.

Ndonëse konsiderohet e pamundur që rrënojat e Pilatus PC-12 të gjenden, një zëdhënës i Rojes Bregdetare u shpreh optimist duke thënë se ekipet e shpëtimit do të mund të lokalizojnë avionin.

“Mund të jetë shumë e vështirë, por ne jemi të pajisur mirë për të ofruar përpjekje adekuate kërkimi, veçanërisht pasi kemi kaq shumë agjenci partnere që punojnë me ne,” tha zëdhënësi Edward Wargo për DailyMail.com.

“Kjo është diçka për të cilën stërvitet roja bregdetare dhe ne e kemi përjetuar këtë më parë.”