Një aeroplan ukrainas është rrëzuar gjatë një fluturimi në jug të Ukrainës.
Autoritetet lokale raportojnë edhe për viktima, raporton BBC.
Avioni AN-26, avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, njoftoi administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia.
Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar. Informacione të tjera priten në vijim.







