Rrëzohet aeroplani me parashutistë në Rusi, vdesin 16 persona

16 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të avionit L-410.

Aksidenti tragjik ndodhi në Rusi, në regjionin e Tataristanit.

Në bordin e fluturakës ishin 23 persona, 21 parashutistë të një klubi lokal dhe dy anëtar të ekuipazhit, njofton Ministria e Emergjencave shkruan Reuters.

Po ashtu bëhet e ditur se janë lënduar edhe shtatë personat e tjerë që ishin në aeroplan.

Aksidentet me avion janë të shpeshta në Rusi.

Muajin e kaluar si pasojë errëzimit të Antonov An-26, humbën jetën gjashtë persona, përcjell klankosova.

Po ashtu në muajin korrik, nga rrëzimi i aeroplanit Antonov An-26, në Kamchatka vdiqën 28 persona.