Rrëzimi i aeroplanit në det: Zyrtarët thonë se kanë vdekur të gjithë

Zyrtarët në Indonezi thanë se të 189 njerëzit në bordin e aeroplanit që u rrëzua në det, “sipas të gjitha gjasave kanë vdekur”.

Avioni i kompanisë indoneziane Lion Air u rrëzua në Detin Java, mëngjesin e së hënës.

“Mendoj se askush nuk mbijetoi, sepse trupat e viktimave që gjetëm nuk janë të paprekur… Kanë kaluar orë dhe, sipas të gjitha gjasave, të 189 njerëzit në bord kanë vdekur”, tha drejtori i Agjencisë së Kërkim-Shpëtimit, Bambang Suryo Aji, transmeton rel.

Avioni Boeing-737 MAX u zhduk nga radarët 13 minuta pasi u ngrit nga Xhakarta dhe u rrëzua vetëm disa momente pasi ekuipazhi kërkoi të kthehet dhe të bëjë ulje emergjente.

Nuk dihet ende si cili është shkaku i rrëzimit.

Sipas disa njoftimeve, piloti Bhavye Suneja, 31 vjeç, ka pasur disa mijëra orë përvojë fluturimi.