Rreziku në termocentralin bërthamor të Ukrainës, reagon G7

G7 ka përshëndetur një udhëtim të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së në centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia dhe ka përsëritur shqetësimet për sigurinë e uzinës nën kontrollin e forcave të armatosura ruse.

“Ne riafirmojmë se termocentrali bërthamor i Zaporizhzhya dhe energjia elektrike që prodhon me të drejtë i përkasin Ukrainës dhe theksojmë se përpjekjet e Rusisë për të shkëputur termocentralin nga rrjeti i energjisë ukrainase do të ishin të papranueshme”, thuhet në një deklaratë.

Ukraina dhe Rusia e kanë akuzuar njëra tjetrën për sulme rreth termocentralit bërthamor.

Madje Ukraina ka thënë se me veprimet ruse po rrezikohet i gjithë kontinenti i Evropës.