Rrezikoi jetën e dhjetëra kalimtarëve në sheshin “Skënderbej”, Arben Mema flet në seancë: Më doli makina jashtë kontrollit

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Memën, i cili mesditën e 25 prillit rrezikoi të shtypte me makinë disa qytetarë me makinë në sheshin ‘Skëndërbej’.

Në dëshminë e dhënë në gjykatë, Mema u shpreh: “Se bëra me të keq. Më doli makina jashtë kontrollit, doja të lëvizja djathtas, automjeti iku majtas”.

Ai akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave”.

Ngjarja ndodhi mesditën e 25 prillit ndërkohë që në vend po mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Drejtuesi i automjetit u neutralizua nga qytetarë të pranishëm. Një djal i ri kërceu mbi xhamin e parë të makinës dhe e goditi drejtuesin e makinës, Arben Mema.

Autori i kesaj ngjarje tha disa fjalë pasi u vendos në pranga nga Policia. “Nuk mora vesh gjë fare. I futa një cigare!”, u shpreh ai.

Në njoftimin e Policisë pas ngjarjes u bë me dije se 32-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe se përpara se të futej në shesh kishte aksidentuar edhe tre automjete të tjera.