“Rrezik për sulm”, Ambasadat në Kosovë paralajmërojnë punëtorët që t’i shmangin qendrat tregtare në Kosovë

Disa ambasada të huaja në Kosovë u kanë dërguar një e-mail të brendshëm stafit të tyre, që të evitojnë turmat dhe qendrat e mëdha tregtare nëpër qytetet e Kosovës, pasi ka rrezik për një sulm.

Ballkani.info raporton se bëhet fjalë për “një sulmues të vetëm”.

Koha e mundshme për sulmin eventual është përcaktuar fundi i këtij muaji, saktësisht 30 nëntori.

Në këtë e-mail gjithashtu thuhet se policia lokale është duke monitoruar të dyshuarin.

Ballkani.info e ka siguruar emaili-n që ju është dërguar punëtorëve të OSBE-së në Kosovë.

“KËSHILLA PËR SIGURINË – Disa organizata ndërkombëtare po e këshillojnë stafin e tyre për një sulm të mundshëm në qendrat e mëdha tregtare si Albi Mall dhe të tjerat në Ferizaj. Rekomandohet të mos vizitoni qendrat e mëdha tregtare deri më 30/11 përfshirëse. Një “ujk i vetmuar” ekstremist mund të planifikojë një sulm në një nga qendrat tregtare. Policia lokale po monitoron të dyshuarin”, thuhet në email, shkruan Ballkani.info

Dear colleagues,  

Information has been received that a “lone wolf” extremist might plan an attack in one of the malls in the mission area. Possible time is until 30 Nov. The local police is monitoring the suspect. To be safe, all mission members are advised to avoid visiting the big shopping areas, specifically the Albi Mall and the malls located in Ferizaj/Uroševac. Regards,

  * Duty Officer Situation Center OMIK, HQ

Për të qenë të sigurt, të gjithë anëtarët e stafit janë këshilluar të mos vizitojnë zonat e mëdha tregtare, veçanërisht qendrat tregtare.

Sipas burimeve të Albanian Post brenda policisë gjithashtu kanë konfirmuar se u është kërkuar një shtim i forcave rreth këtyre qendrave, ku eventualisht është planifikuar sulmi, porse një operacion operativ i organizuar nuk është dhënë.

Policët më të shumtë në numër aktualisht po bëjnë monitorime dhe vëzhgime për të siguruar perimetrin përreth këtyre qendrave.

Siç mësohet sulmi është kategorizuar si “sulm i mundshëm terrorist”.