Këngëtarja e njohur, Rrezarta Shkurta, është e martuar tash e sa vite me Ermal Hoxhën nip i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Jeta e saj private dhe sentimentale shpesh herë është bërë pjesë e medieve rozë, ndërsa këtë herë në shënjestër e ka vendosur burrin e saj.
Pak më parë ajo ka publikuar një video në Instagram ku burri i saj qëndron në prehër të ish diktatorit.
“Nga dora e thyer duket që ka qenë një fëmijë i urtë”, ka shkruajtur ajo me shaka pranë videos së Ermalit ku shihet duke e puthur gjyshi i tij.







