Gjatë ditës së sotme, në Kosovë janë vaksinuar rreth 800 persona kundër COVID-19, kurse në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë vaksinën e kanë marrë 100 persona mbi moshën 65 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi.
“100 persona janë vaksinuar në Sallën ‘1 Tetori’, ndërsa në nivel vendi rreth 800 persona kanë marrë vaksinën Anti-Covid, Ndërsa mbi 64 mijë e 800 vaksina janë dhënë që nga fillimi”, tha Bardhi për EO.
Bardhi deklaroi se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar gjatë fundjavës ka qenë më i vogël.
Deri tani janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat e moshuar e ata me sëmundje kronike.
Aktualisht po vazhdon faza e dytë e procesit të imunizimit, ku janë duke u vaksinuar grupmosha 65-79 vjeç.







