Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat e 24-orëve të fundit, sipas të cilave, 620 tiketa janë shqiptuar në kuadër të Ligjit COVID-19.
Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 460 pjesëmarrës në trafik.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 15 aksidente.







