Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje ka konfirmuar edhe 7 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit në Kosovës, shkruan ballkani.info

Kjo shifër e çoi në 256 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

IKSHPK dje konfirmoi edhe 250 raste të reja dhe 126 të shëruar. Numri total i rasteve pozitive është 9 mijë e 49 raste nga 37 mijë e 865 persona sa u testuan gjithsej.

Komuna më e prekur vazhdon të mbetet Prishtina, ku vazhdimisht po shënohet shifra më e lartë e rasteve ditore.

Deri më sot në Kosovë janë shëruar gjithsej 4 mijë e 989 persona, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 804. /Ballkani.info/