Rreth 4 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, mbi 5 mijë të shëruar, dhe 303 të vdekur

Kosova ka aktualisht 3 mijë e 961 raste aktive me koronavirus, shkruan ballkani.info

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 9 mijë e 869, me 181 rastet e reja që u konfirmuan dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Deri tani, gjithsej 303 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje janë shëruar edhe 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 5 mijë e 605 raste.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale. /Ballkani.info/