Rreth 2 mijë raste me COVID, MSH ka një apel

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3 viktima dhe 1 mijë e 853 raste pozitive me COVID-19.

Duke e parë rritjen e rasteve të reja me COVID-19 dhe mosvaksinimin nga ana e qytetarëve kundër këtij virusi, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te të gjithë qytetarët që të vaksinohen.

“Me qëllim të mbrojtjes, shmangies së formave të rënda të sëmundjes dhe parandalimit të vdekjeve ju lusim që të vaksinoheni, me dozën që ju e keni në radhë, sipas ecurisë së vaksinimit tuaj. Vaksina mbetet sot arma kryesore, jo vetëm në Kosovë, e mbrojtjes kundër COVID-19, prandaj, ju lusim që t’i përgjigjeni pozitivisht thirrjes për vaksinim, për vete, për prindërit dhe fëmijët tuaj dhe për një shoqëri të shëndetshme”, ka apeluar MSH-ja, shkruan Demokracia.com.

Apeli i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë, pa ndërhyrje:

Qytetarë të nderuar,

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1853 raste të COVID-19.

Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të vendit numri i pacientëve që janë duke u trajtuar për COVID-19 është 92, në mesin e të cilëve edhe të pa vaksinuar. Ky numër mund të rritet dhe të shkaktojë ngarkesë shtesë për spitalet, profesionistët tonë shëndetësor dhe për më tepër edhe humbje të jetëve të njerëzve tonë.

Me qëllim të mbrojtjes, shmangies së formave të rënda të sëmundjes dhe parandalimit të vdekjeve ju lusim që të vaksinoheni, me dozën që ju e keni në radhë, sipas ecurisë së vaksinimit tuaj.

Vaksina mbetet sot arma kryesore, jo vetëm në Kosovë, e mbrojtjes kundër COVID-19, prandaj, ju lusim që t’i përgjigjeni pozitivisht thirrjes për vaksinim, për vete, për prindërit dhe fëmijët tuaj dhe për një shoqëri të shëndetshme.

#Vaksinohu