Rreth 1 mijë euro do të shpenzohen për gardërobën e stafit te MMPS’së

Stafi teknik i kabinetit të Ministrit Reçica do të bëhet me gardërobë të re.

Rreth 1 mijë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit më të varfër në rajon për furnizim me gardërobë për stafin teknik të kabinetit të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Së paku kështu thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës të publikuar nga MMPS’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kishin dorëzuar ofertat tri kompani, derisa fituese është zgjedhur kompania “Melodia”.

Oferta më e lartë për këtë tender ishin 996 euro, ndërsa më e ulëta 972 euro.
Kontrata është nënshkruar me 1 mars të këtij viti.