Moment historik

Rreshtermajori Hazir Murati: Ushtria e Kosovës është ëndërr stërgjyshore

Edhe pak orë na ndajnë nga momenti i votimit të projektligjeve me anë të të cilave bëhet transfromimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Dhe, në vazhdën e shumë prononcimeve në lidhje me këtë ngjarje historike, Ballkani.info ka kontakuar edhe me UD Rreshtermajorit në FSK, Hazir Murati.

Murati, ka theksuar të rënët në altarin e lirisë si dhe sakrificën e popullit shqiptar, në këtë ngjarje tejet të rëndësishme nuk ka lënë anash pa kujtuar edhe kontributin e jashtëzakonshëm të kombandatit legjendar Adem Jashari.

“Duke i nderuar të gjithë të rënët në altarin e lirisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificën shekullore të popullit tim të dashur, duke kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të mundimshëm me plotë vuajtje dhe sakrifica për jetësimin e ëndrrës stërgjyshore, duke kujtuar në veçanti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin, andaj populli im i dashur urime kjo ditë e rëndsisë së veçantë për ty”, ka thënë Murati.

Tutje Haziri Ushtrinë e Kosovës e cilëson si të barabartë me ushtritë e shteteve tjera.

“Kosova, tani është e barabartë me të gjitha shtetet tjera në nivel global që janë të panvarura dhe sovrane”-ka përfunduar Haziri./Ballkani.info/