Rrëshqet teksa po mblidhte boronica, policia jep detaje për personin që vdiq në Prizren

Një personë ka vdekur pasi ka rënë në një greminë në një mal në Prizren.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se gjatë ditës së dielë, një person ka vdekur në një mal në Prizren.

Derisa ishte duke mbledhur boronica, ka rrëshqitur në një greminë disa metra të thellë dhe ka mbetur pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.