Rrënohet mbindërtimi ilegal në lagjen Bregu i Diellit

Në lagjen Bregu i Diellit, Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit, ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal.

Kështu ka njoftuar Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Në rastin në fjalë, qysh prej fillimit të punimeve, inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfilluar nga pala.

Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati ka kaluar, vendimi u zbatua nga inspektorët përkatës përmes kompanisë së kontraktuar për rrënime“, tha ai.